Maqedoni

Haliti: Raporti i KE-së këmbana për dialog politik

12.10.2014 15:19

Progres raporti ishte një reflektim i realetit politik në Maqedoni, thotë nënkryetarja e Komisionit për cështje evropiane në Kuvendin e RM-së, Nora Aliti...

Ajo konfirmon se situata politike është konfrontuese, tejet e tensionuar dhe për momentin nuk ka dialog politik, gjë që sipas saj cënon demokracinë në përgjithësi. 
 
“Kjo situatë nuk cënon vetëm punën parlamentare këtu te ne por cënon demokracinë e vendit. Dhe ne duhet të ndalemi dhe t’i tregojmë vetes se pa dialog politik pa konsensus dhe gjithëpërfshirje, nuk ka demokraci funskionale dhe nuk ka reforma të qëndrueshme. Unë e kam thënë edhe më herët se për këtë situatë të gjithë jemi përgjegjës, si pozita ashtu edhe opozita. E para për të krijuar një hapësirë për opozitën që të manovrojë, kurse opozita për të pasur një qasje më konstruktive”, shprehet nënkryetarja e Komisionit për cështje evropiane në Kuvendin e RM-së, Nora Haliti.
 
Vërrejtjet e shënuara në Raportin e progresit pritet që të merren seriozisht nga të gjtha palët. Rikthimi i dialogut politik shihet si nevojë e patjetërsueshme për funksionimin e demokracisë, si një nga kushtet themelore për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.   
 
“Besoj se gjetjet e progres raportit, të cilët vërtet o na thanë se shënuam ngecje, o patëm regres, do të jenë ajo këmbana që do të ngjallin këtë dialog politik dhe konsideroj se pikërisht ky proges raport do na sjellë të gjithëve bashkë. Nëse jo për cështje të tjera të paktën për këtë aspiratë të padiskutueshme të qytetarëve tanë”, shprehet Nora Haliti.
 
Sa i përket dialogut politik mes deputetëve të BDI-së dhe VMRO DPMNE-së, të cilët përbëjnë shumicën parlamentare, Aliti e cilësoi atë si dialog korrekt.
 
SHPËTIM NUREDINI