Spasovski me apel kumanovarëve: Nuk ka nevojë për panik nga ora policore
Kryeministri Oliver Spasovski ka apeluar deri te kumanovarët, që të jenë të matur në këto momente....

Kryeministri, Oliver Spasovski, ka apeluar deri te kumanovarët, që të jenë të matur në këto momente, duke theksuar se nuk ka hapësirë për panik për shkak të orës policore.
“Apeloj deri te qytetarët e Kumanovës që të jenë të matur në këto momente, nuk ka hapësirë për panik, masa është për fundjavë dhe nuk ka nevojë të nënshtrohemi në rrezik dhe të dilet dhe blihet nëpër dyqane, dy-tre ditë mund të kalohet në izolim”,- ka shkruar Spasovski. Ai ka thënë se vendimi është sjell në bazë të opinioneve të personave ekspert nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. “Ky është vendim i vështirë, restriktiv, por i patjetërsueshëm të sillet, që të shpëtojmë jetët dhe shëndetin e qytetarëve dhe të pengojmë rrugën e përhapjes së virusit”,- ka shkruar në Facebook kryeministri Spasovski.
