“Covid 19”, në Botë 1.1 milion të infektuar

04.04.2020 12:52

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se edhe tri raste të reja....

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se edhe tri raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19 pas testimit të 138 mostrave të premten pas mesnate.

Të infektuarit janë kryesisht raste kontakti dhe të hospitalizuar në Klinikën Infektive, thuhet në njoftim. Tri rastet pozitive vijnë nga Mitrovica e Veriut, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 135.

Në Shqipëri  është shënuar viktima e 17-të., ndërsa numri I të prekurve ka arritur në 304 raste.

Në nivel botëror numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 277 mij e 475 pacientë, ndërsa pas saj radhiten Italia me 119 mij e 827 raste, Spanja me 119 mijë e 199 dhe Gjermania me 91 mijë e 159 raste.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 81 mijë e 639 raste. Pas tyre vijojnë Franca me gjithsej 82 mij e 165 raste.

Ndërkohë në mbar botën numri i të prekurve nga koronavirusi ka kaluar shifrën një pikë një million.