Çulev: 1.322 qytetarë nuk e respektuan orën policore

04.04.2020 16:23

Ora policore edhe këtë vikend do të fillojë prej orë 16:00....

Ora policore edhe këtë vikend do të fillojë prej orë 16:00 dhe do të zgjasë deri në orën 5 të mëngjesit, përveç në qytetin e Kumanovës, Dibrës dhe Qendër Zhupës që janë në karantinë.

Siç bën të ditur policia, natën e kaluar 59 persona nuk e respektuan ndalimin e lëvizjes, ndërsa 28 persona janë ndaluar, u janë marrë të dhënat dhe ata do të ndiqen penalisht.

Ministri i brendshëm, Nake Çulev, nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur se që nga vendosja e masave për kufizim të lëvizjes, 1.322 qytetarë nuk kanë respektuar orën policore dhe 519 janë arrestuar.

“Faleminderit qytetarëve që respektojnë vendimet e Qeverisë për kufizim të lëvizjes, si një nga masat për trajtimin e virusit Korona.”,- shkruan mes tjerash Çulev.

Sa i përket çështjes së izolimin, Çulev sqaroi se deri tani 2 mijë e 405 persona janë në izolim, ndërsa 9.793 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Në 10 raste nuk është respektuar izolimi dhe rreth 150 vetizolimin, prandaj ndaj tyre policia ngriti gjithsej 134 padi penale në Prokurori.

Ministria e Brendshme gjithashtu njoftoi Prokurorinë Publike se 25 persona përdorin gjuhë të urrejtjes ndaj personave të vendosur në karantinë ose atyre që janë bartës të virusit Korona.

Këtë vikend janë shtuar edhe masat e kontrollit të policisë me qëllim të implementimit sa më të mirë të orës policore. (Besim Abdullai, TVM2)