Maqedoni
Kompanitë dhe qytetarët ndotësit më të mëdhenjë të ajrit
12.10.2014 15:31
Mjedis jetësor të qëndrueshëm dhe ekologjik. Ky është një ndër kriteret kryesore për të cilin të gjithë njerëzit e këtij rruzulli tokësor bien dakort...

Por ama, për ta shijuar një ambient të pastër dhe ekologjik të standardizuar duhen respektuar disa rregulla jo vetëm nga ne si individ, por nga e gjithë shoqëria mbarë. Andaj ambienti duhet ruajtur nga të gjitha kompanitë.
Ato janë të obliguara që të dorëzojnë kërkesa për marrjen e lejeve ekologjike, nga ana e pushtzetit qendror dhe ai local. Por jo vetem, ambienti duhet ruajtur edhe nga vete qytetaret te cilet duhet te jene me te vetedijesuar ne kete drejtim.
“Sa u takon qytetarëve për parandalimin e ndotjes duhet të jenë shumë të vetëdijshëm dhe secili nga aspekti i vet duhet të niset që të mos ndotet ajri që të mos jape kontribut në zmadhimin e ndotjes së ajrit po rregullisht të tentojë që ta zvogëlojë ndotjen e ajrit sic i takon grumbullimit të mbeturinave. Nuk duhet bërë ndezja e mbeturinave jashtë. Në bazë të rregullores sonë që e kemi paraparë shkojmë të bëjmë kontrollimin e ndotjes dhe parandalimin e ndotjes në bazë të lejeve që i japim dhe të gjitha subjektet që i kanë që i posedojnë lejet e integruara ekologjike duhet tu përmbahen kushteve që u jepen në lejet e integruara dhe mendoj se ndotja është e kontrolluar”, shprehet udhëheqësi në sektorin për ndotjen industriale, Nazim Aliti.
Nga shoqata ekologjike bjeshkatare Shkupi mendojnë se secili qytetar duhet të kujdeset për ambientin ku jeton, bukuritë e natyrës të ngelen ashtu sic janë e jo ti shkatërrojmë.
“Pikësëpari duhet vetëdijësimi i qytetarëve psh ne preferojmë vozitjen e bicikletave dhe sa më pak vozitjen e makinave. Përvec makinave që janë ndotës të mëdhenj të ambientit, poashtu gjatë dimrit nxehja me drunj dhe qymyr, preferojmë përdorimin e energjisë diellore”, shprehet Kryetari i shoqatës ekologjike bjeshkëtare –Shkupi, Jashar Hirda.
Aplikimi i nxemjes solare jo vetem qe mban pastertine e ajrit, por nje herit kursen dhe buxhetin familjare.
Kete e konfirmojne serish edhe perfaqesues te departamentit te ekonomise. Sipas tyre familjet të cilat instalojnë kolektor solar në amvisëritë mund të kursejë në nivel vjetor 13 mijë denar apo kursime të energjisë elektrike prej 2400 Kw.
“Edhe gjatë vitit të ardhshëm Ministria e Ekonomisë ka ndarë një shumë prej 6 milion denarëve për subvencionimin e amvisërive të cilët edhe këtë vit do të zgjedhin këtë burim energjie .dhe pasi që të instalojnë familjarët solarët ata duhet të sjellin vërtetim apo kupon fiskal origjinal nga kompania ku e kanë blerë solarin dhe me plotësimin e një formulari të cilin do ta gjejnë në faqen elektronike të Ministrisë apo në ambientet e Ministrisë ata do të mund të aplikojnë që nga shkurti deri në muajin maj nga qershori vecmë fillojmë ndarjen apo shpalljen e fituesve që bëhet në një ankand public me tërheqjen në formë të lotarisë për të gjithë të interesuarit”, shprehet zëdhënësi në Ministrinë e Ekonomisë, Naim Vrenezi.
Interesimi për subvencione nga ana e Ministrisë së Ekonomisë tek amvisëritë rritet cdo vit, vitin e kaluar ka patur mbi 3mijë e 500 aplikacione, përzgjedhja bëhet në mënyrë publike me sistemin e lotarisë, dhe ata që kanë më shumë fat tërhiqen dhe fitojnë të drejtën për subvencionim prej 18 mijë denarëve, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Ekonomisë Naim Vrenezi.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
