Vendimet nga seanca e 35-të e Qeverisë

05.04.2020 13:51

Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore , në seancën e 35-të....

Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore , në seancën e 35-të,  shqyrtoi dhe miratoi procesverbalin e mbledhjes së 19 të Shtabit të Përgjithshëm të Krizave tpër koordinim të plotë në lidhje me parandalimin e hyrjes dhe përhapjes së virusit Corona (KOVID-19).

Në bazë të informacionit në lidhje me ndalimin e lëvizjes në Komunën e Kumanovës gjatë fundjavës , nga e premtja në orën 21:00 deri të hënën në ora 05:00, Qeveria udhëzoi Shtabin Komunal  të Krizës në  Komunën e  Kumanovës,  që të caktojë një operator ekonomik, d.m.th. një market  që do të mud të  ofrojë vetëm sende ushqimore më të nevojshme, në përputhje me kërkesat prioritare të qytetarëve gjatë ndalimit të lëvizjes në zonën e Kumanovës, të  shtunën dhe të dielën.

Për këtë qëllim, obligohet Shtabi Komunal i Krizës në Kumanovë,  në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme , që të  organizijnë  lëvizjen e vullnetarëve do të shpërndajnë produktet e nevojshme në shtëpitë e qytetarëve.

Qeveria ka udhëzuar të gjitha organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike në pronësi të shtetit, shoqëritë aksionare të shtetit, agjensitë, fondet, zyrat, institucionet, administratën  dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore, ka udhëzuar  njësitë e qeverisjes vendore, ndërmarrjet publike dhe personat e tjerë juridikë,  të themeluar nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, dhe u rekomandon kompanive private dhe  qytetarëve të Kumanovës që punojnë në qytete të tjera, që orarin e punës,  në e hëna deri të premten , ta përfundojnë  në periudhën nga ora  14:30 deri në ora 15:00 ,  për të siguruar kohën e  mjaftueshme që të kthehen në  shtëpitë e tyre,  deri në fillimin e ndalesës për lëvizje  që në këtë qytet nga  java e ardhshme, duke përkujtuar se në Kumanovë ndalesa për lëvizje edhe gjatë javës vlen nga ora 16:00 deri në orën 05:00 të ditës së ardhëshme.

Në këtë seancë u miratua Dekreti me fuqi ligjore për përcaktimin e pagesës së ndihmës financiare për të gjithë sportistët, profesionistët dhe administratën sportive gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.