Shqipëri, 20 të vdekur, 28 raste të reja, 104 të shëruar

05.04.2020 13:25

Një 80-vjeçare nga Shkodra ka ndërruar jetë në Spitalin e Shkodrës....

Një 80-vjeçare nga Shkodra ka ndërruar jetë në Spitalin e Shkodrës duke e cuar në 20 numrin e viktimave nga covid 19 në Shqipëri.

Është rritur në  361 edhe  numri i të prekurve nga covid-19 në Shqipëri . Vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 28 raste të reja, mes tyre dhe një fëmijë.

Janë testuar 2396 raste të dyshuara ,  361 raste janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit ka 5 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 104. Harta e të prekurve nga COVID-19 është zgjeruar në  në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër.

“Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër dhe Tiranë tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit ... Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19” – tha Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërkohë rreth 50 persona vijojnë të mos lejohen të hyjnë në Shqipëri përmes vendkalimit kufitar në Kapshticë. Ata kanë qëndruar për të dytën natë radhazi në kufi në temperatura të ulëta pa ditur se çdo bëhet me ta.

Për shume prej tyre nuk kanë munguar as gjobat nga pala greke pasi janë në tejkalim të afatit 3 mujor të Shengenit. (Florije Kamberi, TVM2)