Dibër, asnjë rast i ri i infektuar me “Covid 19”

05.04.2020 14:20

Asnjë rast i ri i infektuar me virusin Korona në Dibër.....

Asnjë rast i ri i infektuar me  virusin Korona në Dibër. Kjo e dhënë ka qetësuar dibranët që tashmë gjatë kohë janë të mbyllur në qytetin ku fillimisht u shpall gjendja e krizës.

Është zvogluar edhe numri i personave që janë në izolim shtëpiak, nga numri 126 është zvogëluar në në 86. 

Këto dy ditë pritet rezultati për personelin mjekësor. Nëse rezultatet e tyre rezultojnë negative atëherë pritet që ata të kthehen sa më shpejt në aktivitetet ditore .

Shpërndarja e ndihmave, shtabi i krizës apelon për  koordinim

Vazhdojnë edhe ndihmat për tu dhanë krah familjeve që nuk po e kalojnë dot këtë situatë vetë.

Por kryetari i shtabit operativ të emergjencës Hekuran Duka apeloi që të gjitha ndihmat të koordinohen  sipas listës e jo të shpërndahen kokë më vete

Nga shtabi i krizës  njoftojnë se automjetet për transportim të mallrave do të fillojnë të punojnë atëherë kur të largohen punktet e kontrollit të hyrje daljeve. 

Ky regull vlen edhe për ata qytetarë dibranë që punojnë në qytete të tjera. (Atli Dema, TVM2)