Në 24 orët e fundit, 264 persona në izolim dhe 24 të tjerë në vetëizolim

05.04.2020 12:07

Edhe sot për gjithë popullatën në Maqedonisë së Veriut...

Edhe sot për gjithë popullatën në Maqedonisë së Veriut, përveç në qytetin e Kumanvës, Dibrës dhe Qendrë Zhupës që janë në Karantinë. ora policore fillon nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri 05:00 të mëngjesit nesër.

Të gjitha entet publike dhe kompanitë private që punojnë gjatë fundjavës duhet të respektojnë kufizimet dhe ta përfundojnë procesin e punës më së voni deri ora 15:00. Të gjitha ndalesat tjerë vazhdojnë të mbesin në fuqi.

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit tonë 264 personave u është dhënë vendimi për izolimi, ndërsa 24 persona kanë nënshkruar deklaratën për vetizolimit. Policia ka kontrolluar qytetarët në izolimi dhe vetizolimi dhe është vërtetuar se një person nuk ka respektuar masën e vetizolimit.

Sa i përket ndalesës për lëvizje, gjatë 24 orëve të fundit 164 persona në të gjithë vendin nuk e kanë respektuar atë. Prej tyre 122 persona janë shoqëruar në polici, ndërsa për pjesën tjetër janë marrë të dhënat dhe do të denoncohen penalisht, njoftojnë nga MPB-ja.