Kumanovë, 14 persona kanë shkelur orën policore

05.04.2020 12:22

Gjatë orës policore gjatë fundjavës në Kumanovë...

Gjatë orës policore gjatë fundjavës në Kumanovë, nga ora 21:00 e datës së premete deri sot në 07:00 janë regjistruar 14 shkelje të masës për ndalim lëvizjeje.

Përveç kësaj, 12 persona u privuan nga liria, dhe 2 të tjerë janë denoncuar penalisht. Kufizimi i lëvizjes në territorin e Kumanovës vazhdon prej orës 21:00 të ditës së premte deri në orën 05:00 të datës 06.04.2020 (e hënë).

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë ndalimin e lëvizjes, duke paralajmëruar se mosrespektimi do të sanksionohet në përputhje me nenet 205 dhe 206 të Kodit Penal.