Futboll
Zyrtare: Shqipëria pa tifoz në Serbi
12.10.2014 16:02
Kombëtarja e Shqipërisë do të udhëtojnë në Serbi pa tifozë. Kështu ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) përmes një njoftimi për media...

“Kombëtarja shqiptare e futbollit do të udhëtojë për në Serbi pa tifozët e saj. Në bazë të rekomandimeve të ardhura nga UEFA, në një letër të mbërritur të shtunën në FSHF, është vendosur që për ndeshjen e 14 tetorit në Beograd të udhëtohet pa tifozë. Në të njëjtën mënyrë, do të veprojë edhe Federata Serbe, me tifozët e saj në Elbasan, të cilët gjithashtu s'do të jenë të pranishëm”, është thënë në njoftimin e FSHF-së.
Sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë luhet të martën që vjen në Beograd, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2016.
