Ora policore, 164 persona nuk e respektuan ndalesën të shtunën
Edhe pse policia ka shtuar forcat në terren gjatë fundjavës....

Edhe pse policia ka shtuar forcat në terren gjatë fundjavës për të parandaluar cdo shkelje eventuale të orës policore, sërisht natën mes të shtunës dhe të dielës, sirenat e makinave të policisë treguan qartë se ka ende qytetarë të pandërgjegjshëm që nuk respektojë orën policore duke rrezikuar gjithë të tjerët.
Gjatë 24 orëve të fundit , policia ka kapur 164 qytetarë të cilët kanë menduar se janë mbi ligjin dhe mund të lëviznin pa arsye dhe nevojë gjatë orës policore.
Edhe këta të fundit, si ata nga netet e kaluara nuk do të mund t’i shpëtojnë gjobave, përkujtojnë nga MPB.
„Sa i përket ndalesës për lëvizje, gjatë 24 orëve të fundit 164 persona në të gjithë vendin nuk e kanë respektuar atë. Prej tyre 122 persona u arrestuan, ndërsa për pjesën tjetër janë marrë të dhënat dhe do të pasojnë masat e duhura”, - thuhet në komunikatën e MPB-së
Me “Covid-19”deri tani janë infektuar rreth 10 policë. Vetëm të shtunën janë infektuar edhe 4 policë të tjerë nga SPB-i Tetovë, ndërsa mbi 400 të tjerë nga po i njëjti sektor ndodhen në karatinë shtetërore,shkruan në facebook, zëvendes ministri i brendshëm Agim Nuhiu.
Covid-19 është futur në Sektorin e policisë në Tetovë duke prekur gjithsej 4 punonjës;
Në karantinë shtetërore të organizuar brenda Sektorit të Tetovës janë 429 qytetarë, ndërkaq me Vendim të Inspektoriatit shtetëror për sanitari dhe shëndetësi në izolim janë 157 qytetarë;
Të gjithë të ngrisim kujdesin edhe më shumë në këtë mision të vështirë edhe për policinë e shtetit! , - shkruan zëvendës ministrin e brendshëm Agim Nuhiu në “facebook”.
Gjatë 24 orëve të fundit MPB ka shqiptuar 264 vendime të reja për izolim, ndërsa 24 qytetarë tjerë nënshkruan deklaratën për vetëizolim 14 ditor. Gjatë kontrollit policor, vetëm një person nuk është gjetur në shtëpinë e tij.
Në 25 objektet të caktuara si karantinë shetërore janë vendosur mbi 2000 qytetarë të kthyer nga jashtë.
Grupi i parë prej 160 qytetarë kanë mbaruar karantinimin dhe të gjithë nuk i kanë simptomat e virusi “Covid-19”, por pavarësisht kësaj, për çështje sigurie, ata janë të detyruar të mbeten në izolim shtëpiak dhe për dy javët e ardhshme.
Vazhdon ndërkohë transporti i organizuar ajror dhe rrugor për kthimin e qytetarëve të tjerë nga jashtë. Gjatë ditës ditës së hënë priten të kthehen edhe dhjetra qytetarë të tjerë nga Britania e Madhe. (Rexhep Qamili, TVM2)
