Zjarr në një ndërtesë në Rusi, humbën jetën tre fëmijë, dy janë lënduar rëndë
05.04.2020 15:33
Tre fëmijë e humbën jetën, ndërsa dy janë plagosur rëndë....

Tre fëmijë e humbën jetën, ndërsa dy janë plagosur rëndë në një zjarr në rajonin Sverdllovsk në Rusi, kumtuan autoritetet lokale.
Mosha e viktimave është 9, 8 dhe 6 vjeç. Zjarri shpërtheu rreth orës 2 pas mesnate sipas kohës lokale në fshatin Jelan.
Një foshnjë njëmuajshe dhe një fëmijë tetëvjeçar janë nxjerrë nga zjarri para se të vijnë zjarrfikësit dhe ata janë dërguar në spital në gjendje kritike.
Zjarri ka ndodhur në shtëpitë e ashtuquajtura për një familje dhe ka kapluar sipërfaqe prej 120 metra katrorë.
