Pozitiv tekniku mjekësor, 8 punonjës të QSHP-Gostivar, në izolim 14 ditor
Njësia e shërbimit mikro-biologjik dhe Qendra për Shëndet publik në Gostivar....

Njësia e shërbimit mikro-biologjik dhe Qendra për Shëndet publik në Gostivar, janë mbyllur përkohësisht, pasi një teknik mjekësor, doli i infektuar me virusin korona. Personeli mjekësor i këtyre dy reparteve, nuk është më në shërbim të qytetarëve. 20 punonjësve u ëhstë rekomanduar të rrinë në shtëpi të izoluar.
Atyre u janë bërë analizat dhe priten rezultatet. Personeli mjekësor është pjesë e ekipit që ka kontrolluar qytetarët e ardhur nga jashtë dhe që janë të vendosur në karantinat shtetërore në Mavrovë.
Ende nuk dihet nëse kjo është mënyra sesi u infektua 40 vjecari, pasi nda deklarimet, ai nuk kishte udhëtuar jashtë vendit. Deri në hapjen e qendrës klinike testimet do të vijojnë në hapësira të veçanta në Spital.
Ndërkohë në hotelet në Mavrovë janë vendosur edhe 17 qytetarë të kthyer nga jashtë . Të njejtit janë në kompetencë dhe mbykqyrje të Spitalit të Gostivarit.
Numri i personave në karnatinë shtetërore në hotelet e Mavrovës është 152, së bashku me grupin e fundit të qytetarëve.
Ndërkohë, në karantinë shtetërore nga qyteti i Gostivarit ka mbi 200 persona, disa prej tyre ndodhen në hotelet e Mavrovës, disa në hotelet në Kodrën e Diellit.
Në Gostivar aktualisht janë regjistruar 4 raste të personave të infektuar me virusin korona. Pacientja e parë, në testimin e fundit ka rezultuar negative dhe e njejta është lëshuar në shërim shtëpiak. Dy pacientët e fundit të evidentuar në Gostivar janë persona të ardhur nga jashtë dhe nuk janë të komunës së Gostivarit.
Deri më tani, në Gostivar janë kryer mbi 70 teste. (Lulzim Haziri, TVM2)
