Kumanovë, edhe 1 viktimë, 21 të infektuar të rinj nga “Covid 19”
Është rritur në 5 numri i viktimave nga virusi Korona në Kumanovë....

Është rritur në 5 numri i viktimave nga virusi Korona në Kumanovë, pas konfirmimit nga Ministria e Shëndetësisë për vdekjen e një 56 vjeçari nga Rramanlia, të shtruar në Spitalin “8 Shtatori”, që nga 1 prilli, kur u diagnostikua me “Covid-19”.
21 testet e reja positive, rritën në 114 edhe numrin e të infektuarve në rajonin e Kumanovës dhe Likovës. Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë të bëjë qartësimin e saktë të gjendjes në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë për numrin e rasteve pozitive tek personeli i spitalit sipas reparteve dhe të japë vlerësimin për funksionalitetin e kapaciteteve të Spitalit në rrethanat e këtilla. (Fatlum Aqifi, TVM2)
