Sportet E Tjera

Mision i përmbushur Marc Marquez është kampioni i botës në Moto Grand Prix

12.10.2014 16:33

Marc Marquez është kampioni i botës në Moto Grand Prix, pasi u rendit i dyti në Cmimin e Madh të Japonisë, që u fitua nga bashkëkombasi i tij, Jorge Lorenzo...

Ky ishte titulli i dytë radhazi për 22-vjecarin, që shndërrohet në pilotin më të ri në histori që arrin të fitojë dy botërorë radhazi.

Në Motegi i nevojitej thjesht të mbante pas vetes Valentino Rossin dhe Dani Pedrosan, ndaj të cilëve kishte krijuar një diferencë të ndjeshme pikësh. 

Rivaliteti me Pedrosan nuk pati shumë histori, pasi Dani u parakalua që në xhiron e parë, ndërsa për të lënë pas Valentinon, duhej të kalonte më shumë se gjysma e garës. Në xhiron e 16, Rossi e kuptoi se e kishte të pamundur të mbante pas Marquezin, që në 8 xhirot e mbetura thjesht menaxhoi avantazhin, për të festuar titullin e dytë radhazi.

Në podium bashkë me Lorenzon dhe Marquezin u ngjit edhe Valentino Rossi, që duhet vlerësuar për faktin se tentoi deri në fund për të të rivalizuar me pilotin e Hondas.

Kur kanë mbetur edhe 3 garat e fundit të Moto GP, Marquez kryeson renditjen e përgjithshme me 292 pikë, pas tij vijnë Pedrosa dhe Rossi përkatësisht me 217 dhe 214 pikë.