Virusi Korona, 2 viktima, 72 raste të reja, gjithsej 555 të infektuar
Vendi po hynë në fazën e dytë të epidemisë nga virusi korona

Vendi po hynë në fazën e dytë të epidemisë nga virusi korona me dy viktima të tjera dhe gjithsej 555 të infektuar. Vetëm disa orë pas pranimit në klinikën infektive ka ndërruar jetë një burrë i moshës 63 vjeçare nga Llabunishta e Strugës, ndërkaq viktima tjetër është nga Kumanova i cili ishte i shtruar në spitalin “8 Shtatori”.
Ndërkohë regjistrohen edhe 72 raste të tjera. Kumanova kryeson listën me 21 të prekur. Situata kritike paraqitet në Shkup me 14 raste të reja, Tetovë 12, Prilep 9 dhe Koçani 7.
Vazhdojnë parashikimet që kulmi i pandemisë të arrijë në fund të prillit me 2 mijë të prekur.
|
72 raste të reja nga COVID 19 |
|
Kumanovë 21 |
|
Shkup 14 |
|
Tetovë 12 |
|
Prilep 9 |
|
Koçani 7 |
|
Krushevë 2 |
|
Manastir 2 |
|
Gostivar 1 |
|
Strugë 1 |
|
Shtip 1 |
|
Veles 1 |
|
Radovish 1 |
Filipçe: Do të kërkoj ashpërsim të masave
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe thotë se nga qeveria do të kërkojë ashpërsim të masave mbrojtëse, ndërkaq apelon qytetarët për maturi.
“Mund ti propozojë qeverisë ashpërsim të masave mbrojtëse. Apeloj qytetarët që maksimalisht të respektojnë masat. Kontaktet fizike të bien në minimum dhe qytetarët të mbrohen nga çdo komunikim apo lëvizje e rrezikshme. Njëri nga problemet kryesore është se bartësit e virusit mund të jenë pa simptoma dhe përhapja nga këta bartës mund të parandalohet vetëm me qëndrim në shtëpi apo izolim.” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ministri Filipçe me apele të ngjashme edhe ndaj të punësuarve shëndetësorë që të mbrohen nga virusi, pasi 52 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Klinika Infektive sot lëshoi tre pcientë, ndërkaq priten rezultatet e katër pacientëve të tjerë. Këtu vazhdojnë të kurohen 74 pacientë, 15 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.
Filipçe: Do të aktivizojmë spitalin mobil
Ministri i shëndetësisë paralajmëron aktivizimin edhe të spitalit mobil me 130 shtetër.
“Në klinikën për sëmundje infektive edhe pse ka shtretër të zbrazët, tanimë në funksion do të vehet edhe spitali mobil, i cili është i instaluar vetëm se mungon edhe lidhja me klinikën, përçimi i ajrit. Ngrohja dhe freskimi I ambientit tanimë janë vendosur nga armata.” – u shpreh Filipçe.
Prej dje në funksion është vënë edhe spitali 8 shtatori me 400 shtretër. Ministri Filipçe thotë se në spitalin e Kumanovës punën janë duke organizuar dy mjekët njëri nga Shkupi dhe tjetri nga Shtipi.
Ministria e shëndetësisë në llogarinë e hapur për donacione ka arritur të grumbullojë afër 500 mijë euro të cilat do të destinohen për sigurimin e pajisjeve dhe materialeve për trajtim të pacientëve. (Meral Ismaili, TVM2)
