Tetovë, rritet në 29 numri i të infektuarve me “Covid 19”

05.04.2020 17:21

Në qytetin e Tetovës së bashku edhe me komunat rurale......

Në qytetin e Tetovës së bashku edhe me komunat rurale, numri i të infektuarëve me Covid19 shkon në 29.  16 persona janë nga komuna e Tetovës, pesë  nga komuna e Tearcës, katër nga ajo e  Bervenicës, dy nga komuna e Bogovinës. 

1 person është nga Komuna e Zhelinës,dhe një tjetër person ka rezultaur pozitiv me korona virus, i cili është në karantin shtetëror në Kodrën e Diellit dhe është nga Radovishi.

Nga SPB-Tetovë shprehen se gjatë 24 orëve të fundit orën policore e kanë shkelur 9 persona, ndaj të cilëve është ngritur parashtres adekuate.

Në karantinë  shtetrore janë 210 persona nga Tetova, në vetë izolim janë 13 persona,kurse 121 persona të tjerë janë në mbikqyrje të policisë me vendim të inspektoriatit shtetëror për sanitari dhe shëndetësë.

Mësimi online, Arifi: Ka nxënës që s’e ndjekin dot, MASH është njoftuar

Ndërkohë, prej të hënës fëmijët në të gjitëh vendin, edhe në  Tetovë, do t’i kthehen mësimit online. Tetova ka disa nxënës që nuk kanë mundësi ta ndjekin mësimin përmes internetit, derisa kryetarja e komunës Teuta Arifi , thotë se  këto raste janë evidentuar dhe janë dërguar edhe deri te MASH.

“Ne i kemi evidentuar të gjithë nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme, të cilët nuk kanë mundësi teknike dhe kanë paraqitur munges të mundësive teknike, për të ndjekur mësimin online. E kemi bërë evidencën e plotë të tyre, e kemi informuar MASH, pasi ky proces do ndikojë edhe në notimin e nesërm. Kemi kërkuar që në kuadër të buxhetimeve që i vinë shtetit si përkrahje, për këtë krizë të shikohet edhe mundësia  me pajisje të këtyre familjeve me mundësi teknike” – u shpreh Kyetarja e Tetovës, Teuta Arifi.

Arifi kërkon  ndërkohë që në 10 ditët e ardhshme , të ashpërsohen masat për qytetarët dhe u apelon të njejtëve të respektojnë me rigorizitet cdo masë që do ndërmeret sepse është për të  mbrojtur shendetin e tyre. (Visar Sadiki, TVM2)