Mickovski kundër dekretit për prokurorinë

05.04.2020 17:37

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristjan Mickovski, kundërshtoi Dekretin qeveritar....

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristjan Mickovski, kundërshtoi Dekretin qeveritar me fuqi ligji për punëtorët në prokurimin publik, hetuesit dhe të punësuarit e tjerë në “Prokurorinë Speciale” si dhe për financimin e Speciales.

Sipas tij, Qeveria edhe në kohë të jashtëzakonshme vendosi prokurorët para mjekëve.

“Kur e lexova dekretin me forcë ligji që ka të bëjë me kujdesin dhe kompensimin financiar për të gjithë ata shërbëtorë në prokurorinë dhe gjyqësinë e LSDM-së që fituan prioritet para atyre që janë në rradhët e para të luftës kundër pandemisë, si mjekët dhe personeli mjeksor, me të vërtetë u rrënqetha për atë se si po keqpërdoret ky pushtet  i akumulaur në këtë qeveri.” – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Mirëpo LSDM e akuzoi kreun e VMRO DPMNE-së për politikë ditore dhe lajme të rreme.

“Në kohë kur e gjithë bota, gjithë shteti dhe të gjithë institucionet luftojnë kundër virusit korona pa u kursyer, Mickovski i VMRO DPMNE-së merret me politikë ditore plot lajme të rreme, të pavërteta dhe akuza boshe.” - thuhet në kumtesën e LSDM-së. 

Neni 3 i dekretit, ndër të tjera thotë që nga Buxheti i Prokurorisë Publike të RMV-së të bëhet shpërndarja e duhur e zërave buxhetor për të siguruar mjete për shpenzimet e papaguara në Prokurorinë Speciale si dhe për pagat e paguara të punonjësve të prokurimit, hetuesve dhe personave të punësuar në Prokurorinë Speciale. (Shpëtim Nuredini, TVM2)