Ashpërsimi i masave mbrojtëse, Pendarovski: Nëse autoritetet vlerësojnë se duhet
Sfida më serioze jo vetëm për ne, por edhe për botën pas Luftës së Dytë Botërore...

Sfida më serioze jo vetëm për ne, por edhe për botën pas Luftës së Dytë Botërore, pasi pandemia filloi t’i bëjë presion ekonomisë globale, kështu e vlerëson gjendjen aktuale presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për “Faktor”.
Sipas tij, mundësia e vetme për tejkalimin e krizës është në aleanca, veçanërisht me vendet-anëtare të NATO-s dhe BE-së. Pori i pyetur nëse ka nevojë për masa më radikale, presidenti thotë se një gjë e tillë mund të bëhej vetëm nëse ekziston vlerësim nga organeykompetente.
“Progresi i numrit të të infektuarve dhe të vdekurve po ndodh praktikisht kudo në botë, madje edhe në Vuhan po flitet për valë të dytë. Por, në krahasim me rajonin dhe me vendet evropiane, ne jemi larg prej grupit më të rrezikuar të shteteve. Siç u konstatua edhe në Këshillin e fundit të Sigurisë lidhur me masat restriktive ne ishim të parët në Evropë të cilët në këtë pjesë kanë reaguar në kohë dhe me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe me orën policore. Vendosja eventuale e masave më radikale do të ndodhë vetëm nëse ekziston një vlerësim i tillë prej organeve kompetente, sipas të cilave, koncepti i zbatuar deri më tani jep rezultate dhe e parandalon progresin gjeometrik”, thekson presidenti.
Antarësimi në NATO, Pendarovski: Gëzimi u zbeh shkaku i pandemisë
Në intervistë presidenti flet edhe për ndihmën nga BE dhe NATO, si dhe për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
“Më vjen keq që një akt siç është anëtarësimi në NATO i cili pa dilema është në rangun e referendumit për pavarësi nga viti 1991 apo anëtarësimi në OKB në vitin 1993, për shkak të krizës aktuale nuk mundëm ta shënojmë siç na ngjan”, thekson Pendarovski në intervistë.
Për atë se cili është kapaciteti i negociatave për anëtarësim, thotë se disa herë në opinion e ka thënë se RMV është kandidati më i përgatitur në historinë e BE-së nëse krahasohen vendet- kandidate prej vitit 1990 deri më sot, në momentin kur e kanë marrë këtë status. (Naim Ramadani, TVM2)
