Futboll
Shqipëria vetëm barazim me Danimarkën
12.10.2014 16:36
Për 80 minuta Shqipëria ishte më e organizuar në çdo element të lojës, por kjo nuk mjaftoi pasi Danimarka u përkujdes që në minutën e 81-të...

Për 80 minuta Shqipëria ishte më e organizuar në çdo element të lojës, por kjo nuk mjaftoi pasi Danimarka u përkujdes që në minutën e 81-të ta qoj huq gjithë mundin dhe lojën e bukur që e dëshmuan futbollistët kuqezi të kombëtares deri në ato momente të ndeshjes.
Kështu ndeshja kualifikuese për “Euro 2016” e grupit I ndërmjet Shqipërisë dhe Danimarkës ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.
Kombëtarja kuqezi ka kaluar në epërsi në minutën e 38-të nëpërmjet Ermir Lenjanit, i cili ua ngrohi zemrat 12 mijë e 600 shikuesve që ishin të pranishëm në stadiumin e posa inauguruar të Elbasanit.
Por ky gëzim zgjati deri në minutën e 81-të kur kombëtarja daneze realizoi golin e barazimit nëpërmjet, Lasse Vibe-s.
Në këtë mënyrë Danimarka dhe Shqipëria e kryesojnë grupin I me nga 4 pikë të grumbulluara, duke lënë pas vetes Serbinë, Armeninë dhe Portugalinë.
Ndërkaq befasinë e mbrëmjes nga tetë takime sa u zhvilluan mbrëmë e përgatiti kombëtarja e Polonisë.
Përfaqësuesja e Gjermanisë ka pësuar humbje me rezultat 2-0 nga përfaqësuesja e Polonisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin D kualifikues për "Euro 2016" të zhvilluar në Stadion Narodoëy të Varshavës.
Për Poloninë shënuan ArkadiuszMilik në minutën e 51-të dhe Sebastian Mila, i cili vulosi fitoren dy minuta para përfundimit të takimit (88').
