Mitrovica Veriore dhe Zveçani në karantinë, Kurti: Politikanë në Kosovë dhe Serbi duan konflikt

05.04.2020 18:56

Qeveria e Kosovës vendosi të lërë në fuqi ndalesën për qarkullimin e lirë të qytetarëve deri më 12 prill....

Qeveria e Kosovës vendosi të lërë në fuqi ndalesën për qarkullimin e  lirë të qytetarëve deri më 12 prill.

Gjithashtu ministria e shëndetësisë e Kosovës, ka vendfosur të vërë në karantinë Mitrovicën veriore dhe Zveçanin.

Nisur nga reagimet rreth këtij vendimi, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në  një video të publikuar në Facebook deklaroi se disa politikanë dëshirojnë të ketë konflikt në veri të vendit.

“Karantinën në Mitrovicë dhe Zveçan nuk deshëm ta bëjmë me zë me tupan, në mënyrë që krizën shëndetësore të mos e thellojmë edhe me një tjetër. Ka politikan e zyrtarë të lartë në Beograd që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit. Mirëpo ka edhe politikanë e zyrtarë të lartë edhe në Prishtinë që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit.Ata duan të provojnë tensione sepse duan incidente. Projekti i tyre i shkëmbimit territorial sikur të realizohej do të shkaktonte konflikte e gjakderdhje të reja. Ai projekt dështoi. Tash duan konflikte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi territorial, përkatësisht te ndarja e Kosovës. Krejt njëjtë është edhe ajo intenca për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme me çdo kusht e çmim. Pasi që nuk arritën ta shpallin për ta bërë, duan ta bëjnë që ta shpallin” – tha Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albi Kurti.