Maqedoni
Mot me diell me vranësira dhe temperaturë deri në 17 gradë Celsius
06.04.2020 09:00
Moti në vendin tonë do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare....

Moti në vendin tonë do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, në pjesët jugore më i vranët. Do të fryjë erë mesatare verilindore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 1 deri në 6, ndërsa e ditës prej 7 deri në 17 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë mesatare verilindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 3 ndërsa e ditës do të arrijë deri në 17 gradë Celsius.
