Botë
Dy viktima nga Covid-19 në Kosovë, Mitrovica e Veriut dhe Zveçani në karantinë
06.04.2020 10:49
Një burrë 59-vjeçar dhe një grua 70-vjeçare janë dy viktimat e fundit në Kosovë....

Një burrë 59-vjeçar dhe një grua 70-vjeçare janë dy viktimat e fundit në Kosovë të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të fundit si pasojë e koronavirusit duke e çuar kështu në tre numrin e përgjithshëm të personave të prekur me Covid 19 në Kosovë.
Qeveria e Kosovës vendosi të lërë në fuqi ndalesën për qarkullimin e lirë të qytetarëve deri më 12 prill. Gjithashtu ministria e shëndetësisë e Kosovës, ka vendfosur të vërë në karantinë Mitrovicën veriore dhe Zveçanin.
Nisur nga reagimet rreth këtij vendimi, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një video të publikuar në Facebook deklaroi se disa politikanë dëshirojnë të ketë konflikt në veri të vendit.
