Botë

Shqipëri, 22 të vdekur, 377 të prekur nga Covid-19

06.04.2020 11:47

Është rritur në 22 numri i viktimave dhe në 377 numri i të prekurve nga Covid-19 në Shqipëri....

Është rritur në 22 numri i viktimave dhe në 377 numri i të prekurve nga Covid-19 në Shqipëri, pas 16 rasteve të reja, që janë regjistruar 24 orët e fundit. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Has, Berat dhe Shkodër.
 
Zëvendësministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Mira Rakacolli, tha se në 24 orët e fundit janë testuar 175 persona të dyshuar. Janë testuar gjithashtu 11 persona personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të gjithë negativë nga COVID-19. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 21 qytetarë, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra, rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar, 5 prej tyre janë në terapi intensive.
 
Në dy spitalet “COVID” aktualisht po marrin shërbim 73 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Has, Berat dhe Shkodër. Racakolli potencoi rritjen e numrit të rasteve kryesisht në Shkodër, Tiranë dhe Has, që tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë në komunikimet publike.
 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë u apelon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Siç e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.