Maqedoni

Menduh Thaçi: Sjellja e qytetarëve jokorrekte, masat të pamjaftueshme

06.04.2020 13:27

Partia Demokratike Shqiptare vlerëson se masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë janë të pamjaftueshme....

Partia Demokratike Shqiptare vlerëson se masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë janë të pamjaftueshme, në një kohë kur epidemia me COVID-19 po përshkallëzohet e situata tashmë e rënduar mund të përkeqësohet edhe më tepër. Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, thotë edhe se sjellja e qytetarëve është jokorrekte kur bëhet fjalë për mbrojtjen dhe izolimin.
 
PDSH gjithashtu do të kërkojë që të punësohen të gjithë mjekët e që të mos ketë pasoja në buxhet, t’u ndërpritet kontrata në vepër të gjithë personave që janë punësuar në shumë sektorë para zgjedhjeve  nga partitë në pushtet për qëllime elektorale dhe në vend të tyre të punësohen mjekët për të cilët do të kemi nevojë të jashtëzakonshme në javët në vazhdim tha Thaçi.