Maqedoni
Video debat “Rreziqet globale dhe anëtarësimi i RMV-së në NATO”
06.04.2020 15:31
Maqedonia e Veriut, si anëtare e Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, është faktor i stabilitetit në rajon....

Maqedonia e Veriut, si anëtare e Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, është faktor i stabilitetit në rajon, ndërsa qytetarët tanimë kanë ardhmëri të sigurt. Ky është qëndrimi i pjesëmarrësve të debatit online me temë “rreziqet globale dhe anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO”. Presidenti, Stevo Pendarovski, dhe kryeministri, Oliver Spasovski, me vlerësim se NATO po bën gjithçka që është e mundur që kriza shëndetësore të mos e cenojë sigurinë.
“NATO është parakusht për sukses, që do të thotë se nëse keni siguri të garantuar dhe integritet territorial, është e qartë se në çdo sferë vetëm mund të përparoni, sepse keni parakushtet për diçka të tillë.”,- tha presidenti i RVM-së, Stevo Pendarovski.
“Vendet e vogla vështirë se mund të ndikojnë ndaj politikave dhe vendimeve në nivel global. E vetmja mënyrë për të rritur ndikimin është anëtarësimi në organizatat mbinacionale. Në këtë mënyrë edhe anëtarësimi në NATO edhe në BE, ku sundon parimi i barazisë dhe solidaritetit “të gjithë për një, një për të gjithë”, arrijmë mundësinë për ndikim.”- u shpreh kryeministri i RMV-së, Oliver Spasovski.
Por, profesorët pjesëmarrës në debat kishin vlerësimin se virusi Korona do të ndikojë në përforcimin e sistemeve nacionale të sigurisë, megjithëse roli i NATO-s vlerësohet i rëndësishëm.
“Ne si vend i NATO-s, ku ka 30 vende anëtare, shtete më të fuqishme në botë, presim që ndonjë nga aeroplanët të aterojë në Maqedoninë e Veriut qoftë edhe për efekt psikologjik, që të mos ndjehemi të vetmuar dhe të harruar.”,- theksoi profesori universitar, Rizvan Sulejmani.
“Ky proces i pandemisë globale do të shkaktojë deglobalizim të procesit të veprimit të organizatave ndërkombëtare dhe do të përforcojë kapacitetet nacionale të sigurisë.”,- tha një profesor universitar.
Pasi të kalojë pandemia e virusit Korona, bota do të vazhdojë të përballet me sfidat ekonomike, por edhe migrantët dhe terrorizmin, u tha në debat.
GYLTENE SINANI
