Formula 1

F1, Hamilton i pari në Rusi

12.10.2014 16:40

Lewis Hamilton ka fituar edhe Çmimin e Madh të Rusisë, pasi shënoi fitoren e nëntë sezonale...

Lewis Hamilton ka fituar edhe Çmimin e Madh të Rusisë, pasi shënoi fitoren e nëntë sezonale, si dhe duke u shkëputur 17 pikë nga Nico Rosberg në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve.
 
Britaniku i Mercedes-it dominoi gjatë gjithë garës, falë edhe gabimit të Rosberg-ut, i cili i shkatërroi gomat e tij me një frenim të fortë që në kthesën e parë. Megjithatë, në fund ai e përfundoi garën në pozitën e dytë.
 
Podiumin prej tre më të mirëve e mbylli piloti i Williams, Valteri Bottas. Ndërsa në vend të katërt dhe të pestë i gjejmë pilotët e McLaren-it, Jenson Button dhe Kevin Magnusse.