Maqedoni
Shoqata “Fortesa” realizoi aksionin e dytë humanitar për skamnorët e Kërçovës
06.04.2020 17:10
Duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat përballen familjet me status të rrezikuar social dhe kërkesat...

Duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat përballen familjet me status të rrezikuar social dhe kërkesat e shtuara për shkak të situatës së krijuar me pandeminë globale, Shoqata “Fortesa” realizoi aksionin e dytë humanitar me 40 pako humanitare që i ka siguruar kompania ndërtimore “Instalimi” nga fshati Llapkidoll i Kërçovës. Burim Sejdini, anëtar i kryesisë së Shoqatës “Fortesa”, i shprehu mirënjohje firmës “Instalimi” dhe drejtuesit të saj Ismail Iseni për këtë donacion me të cilin ndihmohen 40 familje skamnore të kësaj ane.
Nga dita e sotme ka filluar edhe aksioni i Shoqatës Humanitare “Kalliri i mirësisë”, e cila gjatë ditëve në vijim do të ndajë pako ushqimore me artikuj ushqimorë dhe higjienikë. Duke u shprehur mirënjohje shoqatave për organizimet e këtilla. kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari, potencoi se ndihmesat e këtilla janë të mirëseardhura për familjet e varfra në këtë kohë të përballjes me krizën e shkaktuar nga Kovid-19.
SHABAN DALIPI
