Maqedoni

Filipçe: Tre të vdekur dhe 15 të prekur me Kovid-19

06.04.2020 17:17

Në vendin tonë janë regjistruar 15 raste të reja të infektuar me Kovid-19....

Në vendin tonë janë regjistruar 15 raste të reja të infektuar me Kovid-19, ndërsa 3 persona si pasojë e virusit e kanë humbur jetën. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se bëhet fjalë për një 40 vjeçar nga Koçani dhe dy pacientë nga Tetova 69 dhe 65 vjeç, të cilët e kanë humbur betejën me Kovid-19. Dy nga tre viktimat nuk kanë pasur probleme shëndetësore paraprakisht. 
 
“Manifestimi i sëmundjes ishte në formën më të rëndë. Bëhet fjalë për një virus që sulmon jo vetëm mushkëritë, por të gjitha sistemet e tjera organike. E tillë është karakteristika, mekanizmi i veprimit përmes një lloj receptori specifik. Megjithëse grupi më i vjetër i qytetarëve është më i ndjeshëm, një formë e rëndë klinike nuk përjashtohet te pacientët më të rinj dhe për fat të keq edhe  vdekjen.”,- deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
Filipçe njoftoi se nga Klinika Infektive sot largohen 4 persona të shëruar, ndërsa nga Dibra 3 persona të cilët kanë qenë në mjekim shtëpiak.
 
“Në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 10 pacientë, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 70, prej tyre 8 janë me aparat për frymëmarrje, ndërsa 10 në gjendje më të rëndë shëndetësore. Një pacient është i hospitalizuar në Manastir, pasi që dje u sjell vendim që në Manastir të jetë qendra e re rajonale për trajtimin e pacientëve me Kovid-19.”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
Mjeku, Vlladimir Mikiq, apelon deri te qytetarët që të rrepsektojnë masat e qeverisë, pasi që për momentin nuk ka asnjë mjekim konkret i cili do t’ju ndihmojë qytetarëve.
 
“Në këtë periudhë nuk kemi mënyrë tjetër, nuk kemi ilaç specifik, nuk ekziston vaksinë, nuk ekziston masë tjetër e cila do të mund të parandalojë përhapjen e epidemisë. Ndoshta dikush do të diskutojë se numrat nuk janë aq të mëdha, por ju siguroj se nëse nuk merren masa të këtilla, do të na presin numra shumë më të mëdha, që do të mund të mbingarkojnë sistemin tonë shëndetësor.”,- tha epidemiologu, Vlladimir Mikiq.
 
Numri i përgjithshëm i të regjistruarve me Kovid-19 në vend është 570 persona. 
 
SANIJE DURAKU