Maqedoni

Ahmeti uron Thaçin për rizgjedhjen në krye të PDSH-së

12.10.2014 17:14

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, uron Menduh Thaçin për rizgjedhjen e tij në Krye të Partisë Demokratike Shqiptare në Kongresin partiak...

Në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, kam kënaqësinë që të përshëndes rizgjedhjen tuaj në krye të Partisë Demokratike Shqiptare dhe të ju uroj shëndet dhe sukses në punën tuaj si lider i opozitës shqiptare në Maqedoni.

Dallimet midis këndvështrimeve tona janë dobiprurëse për shoqërinë tonë dhe kontribuojnë në zgjidhje cilësore të çështjeve që preokupojnë qytetarët.

Por, unë jam i sigurt që ndajmë qëndrime të ngjajshme në lidhje me çështjet madhore që e presin vendin tonë dhe që bashkarisht do të japim kontribut konstruktiv në tejkalimin e këtyre pengesave që do të mundësojnë mirëqenien e qytetarëve tanë thuhet në Urimin e Ahmetit.

Njëkohësisht, lideri I BDI-së uroi PDSH-në për vendimin që të riktheheni në Kuvendi dhe të vijoni aktivitetet si një opozitë konstruktive që do të ofron zgjidhje alternative për çështjet me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë. Tek BDI do të gjeni partner për çdo çasje konstruktive dhe për çdo ofertë cilësore për ta përmirësuar jetën e qytetarëve.

Uroj që ky rikthim të shënon edhe një epokë të re ne diskursin publik midis partive politike shqiptare dhe në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve thekson lideri i BDI-së në urimin adresuar Liderit të PDSH-së Mendu Thaçi.

MEMEDALI JUSUFI