Maqedoni

Strugë, edhe një rast i ri me të prekur nga virusi Korona

06.04.2020 18:36

Në Strugë është regjistruar edhe një rast i ri me të prekur nga virusi Covid-19...

Në total numri i të prekurve ka shkuar në 25, përfshirë edhe 4 viktimat. Masat për parandalimin e rritjes së numrit të të infektuarve shtohen çdo ditë e më shumë.

Për t’u infektuar më për së afërmi me situatën në Strugë ka qëndruar zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani.

Ai kërkoi që në fshatra të krijohen shtabe lokale me qëllim që te ketë komunikim të drejtpërdrejtë me vendet ku ka të infektuar.

Zëvendësministri i shëndetësisë, Armend Arsllani, apelon që të gjithë qytetarët të respektojnë masat parandaluese të përhapjes së virusit Korona.

Rritja e numrit të të infektuarve ka ndikuar që qytetarët të respektojnë të gjitha rekomandimet e autoriteteve për kufizimin e lëvizjes dhe ruajtjen e distancës.

ILMIJE ZHAKU