Botë
Kosovë, rritet në 3 numri i të vdekurve nga Covid-19
06.04.2020 19:13
Numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë është 119, të shëruar janë 23...

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë është 119, të shëruar janë 23, ndërsa viktima të këtij virusi janë 3 persona, dy prej të cilëve ndërruan jetë mëngjesin e sotëm, një grua 70 vjeçare dhe një burrë 59 vjeçar.
“Aktualisht kemi 47 pacientë të shtiri në Klinikën Infektive, prej tyre 5 janë në gjendje të rënduar dhe me terapi oksigjeni, dy prej tyre kanë gjendje më të rëndë dhe janë me ventilim mekanik, ndërsa pacientët tjerë janë në gjendje stabile.”,- deklaroi infektologu, Sali Ahmeti.
