Maqedoni

Masa shtesë për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve

06.04.2020 20:07

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtabit Gjeneral të Krizës, vendosi plotësimin e Vendimit për ndalesën e lëvizjes së qytetarëve në të gjithë territorin e shtetit, më saktë, për vazhdimin e orës policore më të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në të gjithë territorin e vendit, gjatë të gjitha ditëve të punës, nga e hëna deri të premten, prej orës 16:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të ardhshëm.

Në mënyrë shtesë, për personat mbi moshën 67 vjeçare, ndalohet lëvizja gjatë të gjitha ditëve të punës, nga e hëna deri të premten, përveç periudhës prej orës 10:00 deri në orën 12:00.

Për të rinjtë deri në moshën 18 vjeç, ndalohet lëvizja gjatë të gjitha ditëve të punës, nga e hëna deri të premten, përveq në periudhën prej orës 13:00 deri në orën 15:00.

Gjatë fundjavës, ndalohet lëvizja e qytetarëve nga e premtja në orën 16:00 deri në orën 05:00 të së hënës.  

Sipas këtij Vendimi, ndalohet lëvizja e qytetarëve në vended dhe hapësira publike në grupe më të mëdha se dy persona, këtu nuk llogariten personat më të vegjël se 14 vjeç, nëse të njejtët janë fëmijë të prindërve që përbëjnë grupin prej dy personash.

Ndalesa e re hyn në fuqi që nga e mërkura, 08.04.2020, prej orës 16:00.

Për aktivitetet bujqësore, lejohet lëvizja në kuadër të territorit (atarit) të fshatrave, ekskluzivisht për nevoja të punës.

Farmacitë do të punojnë pa ndalesa ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të përpunojë një plan për punën e pandërprerë edhe të institucioneve shëndetësore.

Përjashtimi nga ndalesa për lëvizje vlen për policinë, armatën, punonjësit shëndetësore (nga Institucionet publike shëndetësore dhe Institucionet private shëndetësore si dhe për mjekët amë) dhe për marketet dhe restorantet që kryejnë dërgesa të prodhimeve, të cilët punën e tyre do ta realizojnë në mënyrë të papenguar.