Botë
Tetë deputetë në Parlamentin e Ukrainës të infektuar me koronavirus
06.04.2020 20:57
Tetë deputetë në Parlamentin e Ukrainës janë të infektuar me koronavirus, deklaroi deputeti Aleksandar Kaçura...

Dy prej tyre janë shëruar. Më parë, qeveria e ndryshoi mënyrën e punës për shkak të epidemisë.
Seancat plenare u anuluan, por Parlamenti u takua disa herë gjatë seancave emergjente gjatë periudhës së karantinës të cilën Ukraina e vendosi më 17 mars.
Komisionet funksionojnë përmes video konferencave.
Në Ukrainë janë regjistruar 1.319 raste të të infektuarve me virusin e ri Kovid19./mia
