Formula 1

Pistat e shpejta - edhe ne shqiptarët kemi shumaherin tonë

12.10.2014 17:20

Në kohë të fundit sportistët shqiptarë kan vërshuar dhe pushtuar majet më të larta të piramidave, në sportet të cilat I preferojnë ata kur është në pyetje kontinenti I vjetër-EVROPA...

Për Xherdan Shaqirin, Admir Mehmetin, Agim Ibrahimin, Besart Abdurrahimi e shumë të tjerë keni dëgjuar, ama për një sportist tjetër, I cili është shumë I ri, sapo I ka mbushur 13 vjetë, dhe njohësit e mirë të Formulës 1 ndryshe e quajnë “SHUMAHERI SHQIPTARË” është me prejardhje nga Debreshti I Gostivarit, emrin e ka Jasin ndërkaq mbiemrin Ferati.
 
Mbani mend këtë emër dhe mbiemër mirë. Nuk do të kalon shumë kohë ndërkaq për Jasin Feratin jemi të bindur se do të dëgjon e mbarë Evropa ngase bëhet fjalë për një talent të Formulës 1, me të gjitha parakushtet që I nevoiten një sportisti në këtë sport sa të shpejtë poaq edhe të rrezikshëm.
 
Sportet e rrezikshme janë fat I personave të guximshëm siç është rasti me Jasin Feratin apo “Shumaherin shqiptarë”, siç e njohim kët djalosh simpatik vetëm 13 vjeç.
 
Shumica jeni kurrështarë të dini se cilat janë sukseset e Jasin Feratit në Formulën 1? Ai, është I lindur dhe shkollohet në VINTENTUR të Zvicrës. Nuk ka garë, qoft brenda apo jashtë Zvicrës  ku është paraqitur Jasini të mos ket lën gjurmë fantastike dhe gojëhapur shumë shikues të cilët I kan përcjellur garat e tij.
 
Do veçuar garën e sivjetshme për Kampion të Zvicrës, ku një gabim I vogël I Jasinit, atij I ka kushtuar me marrje të 116 pikëve që e penguan këtë djalosh të stoliset me titullin Kampion I Zvicrës.
 
Këtë vit, “Shumaheri shqiptar” ka marrë pjesë në të gjitha garat gjithsejt 6, ku 4 herë është ngjitur në piadestal më të lartë ndërkaq 2 herë ka qen I dyti, që për Jasinin bëjnë të pyeten shumë dashamir të këtij sporti atraktiv se nga doli ky djalosh?
       
Jasin Ferati nuk është asnjëherë I vetëm në gara, pos trainerit të tij atë kudo që mbahen manifestime në Formulën 1 e përcjellë fansi I tij më I flaktë, gjyshi I Jasinit- Shazo Ferati I cili për programin tonë u prononcua se do ta jepte edhe shpirtin që një ditë Jasini të arrin majet më të larta të sportit të cilit I parkasin: Lluis Hemilton, Mark Veber, Sebastian Fetell si dhe kampionin I 7 fisht botërorë Mihaell Shumaher e të tjerë.
 
Mbetemi me shpresë se këtij zingjiri të emrave të njohur dhe të pranuar në botën e Formulës 1 do ti bashkangjitet edhe shqiptari 13 vjeqar, talenti I padiskutueshëm I Cirkuitit të shpejtë Jasin Ferati. Mos e harroni këtë emër por, merreni me seriozitet. Koha e tij po vije!!!  
 
ARTAN ZIBERI, TVM2