Botë
Digjet qendra për mjekim nga Kovid-19 në Bregun e Fildishtë
06.04.2020 21:39
Qytetarë të tërbuar e shkatërruan qendrën e sapo ndërtuar për shërim nga koronavirusi i ri në Abixhan...

Qytetarë të tërbuar e shkatërruan qendrën e sapo ndërtuar për shërim nga koronavirusi i ri në Abixhan, qendër ekonomike në Bregun e Fildishtë, nga frika e përhapjes së infeksionit në lagjen e tyre.
Sulmuesit i djegën dhe i plaçkitën tendat dhe strukturat e qendrës së përkohshme për shërim e cila është ngritur natën e kaluar, deklaruan dëshmitarët.
Policia u përpoq ta shpërndajë turmën me gaz lotsjellës, por njerëzit e zemëruar nuk u dorëzuan.
Ata bërtisnin “Ne nuk duam”, duke theksuar se ata nuk dëshirojnë pacientë me koronavirus në lagjen e tyre në mënyrë që të mos e përhapin infeksionin./mia
