Maqedoni
Ora policore, gjobë deri 2 mijë euro për mosrespektim të masave
07.04.2020 10:34
Edhe pse shumica ka vendosur t'i respektojnë masat e qeverisë, ka edhe nga ata që nuk I respektojnë....

Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 186 personave kurse 350 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Prej 1.812 kontrolleve të kryera nga policia, është regjistruar një shkelje e masës së izolimit-vetizolimit.Sa i përket ndalimit të lëvizjes, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 41 shkelje të orës policore në të gjithë territorin e shtetit, 22 persona janë ndaluar nga policia, tre janë paralajmëruar kurse për të tjerët policia ka marrë të dhëna dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete. 206 persona tjerë janë futur në karantinë shtetërore.
Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka propozuar 6 urdhër-dënime kundër 10 personave, të akuzuar për veprën penale “Mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë që është e dënueshme sipas Nenit 206 Alineja 1 nga Kodi Penal. Të akuzuarit nuk i janë përmbajtur vendimit për ndalesë dhe regjimit të posaçëm të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ata gjatë orës policore janë hasur në lokacione të ndryshme në Shkup, pa pasur leje për lëvizje. Prokuroria Themelore Publike i ka propozuar Gjykatës që të gjithë të akuzuarve t’ju shqiptoj dënim prej 2 mijë euro.
