Maqedoni

Ohër, 6 të dyshuar, priten rezultatet e analizave

07.04.2020 14:32

Në ripartin infektiv të Spitalit të Ohrit janë të shtruar 6 pacientë të dyshuar me simptomat e “Covid-19”....

Në ripartin infektiv të Spitalit të Ohrit janë të shtruar 6 pacientë të dyshuar me simptomat e “Covid-19”. Atyre u është bërë testi I parë  dhe riten rezultatet. Drejtuesitë e kësaj klinike janë të përgaditur për pranuar pacientë. 
 
“Të gjitha pacientët të konfirmuara si pozitiv ndaj virusit  “Covid-19” nga reparti infektiv i Ohrit i transportojmë në bazë të gjitha protokolleve të larta për mbrojtje dhe siguri deri tek Spitali i Manastirit, i cili do të jetë qendra rajone për pranimin dh e kurimin e pacientëve që ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa të tjerët me pasqyrë më të lehtë klinike  që do të paraqiten në të ardhmen do ti kurojmë këtu.”- tha Goran Ballevsi, drejtor i sptalit të përgjithshëm-Ohër.
 
Spitali i Ohrit për momentin është mjaftë mirë i ekipuar, ka kapacitete,posedon personel cilësore dhe i ka në dispozicion të gjitha medikamentet e nevojshme për tu ofruar ndihmë pacientëve që do të diagnostifikohen me virusin “Corona-19”. Në këtë drejtim është formuar edhe Shtabi i Krizës me mjekë eminitetë, ndërsa repartet e geriatrisë dhe të sëmundjeve dermatologjike janë vënë në funksion të repartit infektiv për pranimin e pacitentëve. 
 
REXHEP QAMILI