Maqedoni
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit: Pritëm ndihmë direkte, qeveria na ofroi hua
07.04.2020 15:05
Mijëra objekte hotelierike, anëtare të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit nuk do ti shfrytëzojnë masat e qeverisë

Mijëra objekte hotelierike, anëtare të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit nuk do ti shfrytëzojnë masat e qeverisë, njoftuan nga kjo Odë. Arsye për këtë është se masat janë të pamjaftueshme, selektive dhe do të sjellin borxhe shtesë për subjektet në këtë sektor.
“Gjithë ajo që na është ofruar deri më tani është në lloj të borxhit nga Qeveria, këtë askush nga ne nuk mund të përballon. Në vend të kësaj, kemi pritur ndihmë të drejtëpërdrejtë, të pakushtëzuar dhe të drejtë nga ana e institucioneve, por nuk e morëm. Sektori hotelierik, përkatësisht subjektet të cilat ne i përfaqsojmë nuk do të shfrytëzojnë masat e paralajmëruara dhe se mjetet mund të drejtohen drejëpërdrejtë te të gjithë ata që mbeten pa punë apo në sektore ku mendojnë se do të arrihet efekt. Në këtë mënyrë institucionet munden drejtëpërdrejtë tu ndihmojnë pa na shtyrë në borxhe shtesë me kredite për kontribute.”- tha Martin Angellovski, kryetar i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit.
Nga OHT thonë se në mënyrë shtesë masat nuk i përfshinë të gjithë të prekurit në sektorin e hotelierisë nga gjendja me virusin korona dhe nuk është marrur parasysh se ky sejtor nuk është i prekur, por totalisht i mbyllur. Sektori i hotelierisë dhe turizmit numëron 6 mijë subjekte me rreth 29 mijë të punësuar. Angellovski tha se rreth 60% nga të punësuarit apo rreth 15 mijë punëtorë veçmë janë çlajmëruar, kurse ky process do të vazhdojë. Sipas tij rreth 80% e objekteve hotelierike nuk munden që t’u japin rroga të punësuarve as për muajin mars.
ERSAN PAJAZITI
