Maqedoni
Sindikata e Pavarur i Policisë: Mjete mbrojtëse e pagesë shtesë për policët
07.04.2020 15:23
Një numër i madh i shërbimeve policore nuk kanë pajisje adekuate...

Një numër i madh i shërbimeve policore nuk kanë pajisje adekuate dhe nuk janë të mbrojtur mirë nga gjendja me virusin korona, alarmojnë nga Sindikata e Pavarur i Policisë. Ata kërkojnë që donacionet në MPB të shpërndahen në mënyrë të barabartë, kurse kërkojnë edhe mjete shtesë përveç rrogës, për shkak se policët janë në linjë të parë në luftën me virusin korona.
“Në Shqipëri nëpunësi policor mer 1000 euro paushall, në Kosovë 300 euro dhe mos të përmendi shtetet e tjera ku nëpunësi policor merr paushall. Të bëhet një listë ku secili që është në mënyrë të drejtëpërdrejtë i angazhuar në përballje me këtë gjendje, të paguhet. Në shpërndarjen e drejtë mundet të marrim pjesë edhe ne si sindikatë.”- tha Goce Dellçev Todev, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë.
Nga sindikata e pavarur i policisë thonë se vazhdimisht po rritet numri i policëve të infektuar nga COVID 19. Ata dyshojnë në shifrat që po publikohen dhe kërkojnë që ministria e shëndetsisë të dalë me numra të saktë se sa policë janë të infektuar.
“Në pajtueshmëri me atë që e kam si informatë nga tereni nga vet anëtarët e sindikatës, thotë se numri nuk është ashtu siç thuhet. Megjithatë lutja dhe apeli i organizatave sindikale duke më përfshirë edhe mua është që nëse është ashtu, publikisht ministria e shëndetsisë, ministria e punëve të brendshme dhe qeveria të del me qëndrim rreth numrave, rreth emrave dhe mbiemrave dhe mos të krijohet panik te qytetarët.”- tha Todev.
Nga sindikata e pavarur i policisë u bënë thirrje qeverisë dhe organeve tjera drejtuese që në këtë gjendje të jashtëzakonsheme, të konsultohen me sindikatën.
ERSAN PAJAZITI
