Maqedoni
Sugarevski: Sigurojnmë transport të papenguar të mallrave
07.04.2020 15:44
Në kohën kur po shtohen masat mbrojtëse ndaj përhapjes së Covid 19...

Qeveria miratoi dekretin me fuqi ligjore në mënyrë që sektori i transportit të organizohet më mirë dhe të sigurojë transportin e papenguar të mallrave. Këto masa, që dolën si kërkesë e transportuesve, lejojnë transport më të shpejtë të mallrave, zvogëlimin e bllokimeve në vendkalimet kufitare dhe zonat e pushimit dhe transport më të efektshëm të mallrave që transportohen.
"Vlefshmëria e certifikatave për kompetencë profesionale të shoferëve për trafik rrugor ndërkombëtar data e të cilave ka skaduar, vazhdon gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Kalimi i provimit për transport të substancave të rrezikshme, shtyhet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Të gjitha çertifikatat që kanë të bëjnë me transportin e substancave të rrezikshme vlefshmëria e të cilave ka skaduar, zgjatet gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme."- tha Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Ministri Sugareski sqaroi masën e miratuar në grupin e dytë të masave ekonomike, e cila i referohet përjashtimit nga pagesa e qirasë për njerëzit me të ardhura të ulëta dhe kategoritë e cenueshme shoqërore të qytetarëve.
“Me këtë masë, janë lëshuar gjithsej 792 përdorues ose në baza mujore këtyre do të kursehen 1 milion 145 mijë denarë. Kjo është një masë që gjithashtu do t'i çlirojë këto grupe të qytetarëve nga kostoja që ata kanë për shtetin."- tha Sugareski.
Për të lehtësuar punën e kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, Qeveria miratoi Rregullore me fuqi ligjore që lehtësojnë punën e kompanive në kushte emergjente. Është vazhduar kohëzgjatja e licencave dhe autorizimeve të skaduara për sektorin e ndërtimtarisë, si dhe të lejeve për menaxhim me varrimet dhe për kryerjen e shërbimeve të varrimit, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe 60 ditë pas përfundimit të saj.
FITIM KRYEZIU
