Maqedoni
Strugë, edhe një viktimë dhe 3 raste të reja me Covid 19
07.04.2020 15:52
Virusi Korona vazhdon të marrë jetë njerëzish në Strugë...

Edhe një 65 vjecare ndërroi jetë në Labunishtë dhe 3 raste të reja të infektuarish janë shënuar në Strugë e rrethinë duke e cuar kështu në 28 numrin e të infektuarve dhe në 5 atë të të vdekurve që nga rasti I parë I paraqitur këtu. Llabunishti vazhdon të jetë epiqendra e Covid 19 në Strugë. Megjithatë kryetari I komisionit për sëmundje infektive, Zarko Karaxhoski thotë se nuk ka nevojë për izolim total të tij nëse respektohen masat që vlkejnë për të gjithë vendin.
“Në seancë e qeverisë në të cilën e prezantuam planin tonë, u mor vendimi për të gjithë territorin e shtetit. Llabunishta hyn në territorin e gjithë shtetit dhe për banorët që jetojnë aty, vlejnë të gjitha të drejtat që vlejnë për të gjithë shtetin.”- tha Zarko Karaxhoski, kryetar i komisionit për sëmundje infektive.
Karaxhoski pohon se situata në rajonin e Strugës kontrollohet çdo ditë me vëmendje të veçantë. Ekipit në Strugë i është shtuar edhe një epidemiolog, që do të punojë në një periudhë prej 14 ditësh. Sa i përket pikave për testime, ai tha se e kanë marrë pasarsysh që të ndahet një hapësirë e spitalit të Strugës për tu shfrytëzuar si pikë për testim.
"E ndjekim situatën çdo ditë dhe nëse do të ketë nevojë, do të reagojmë edhe në mënyra të tjera, dmth do të sjellim edhe personel tjetër, nëse autoritet locale dhe spitali na thonë që kanë nevojë për më tepër personel. Një pjesë e briseve do të shpërndahen këtu, për faktin që situata aktuale është përkeqësuar nga fshatrat ku kishim edhe raste vdekjeje dhe numri I rasteve është rritur. Me shumë gjasa do të duhet të kemi pikë për testim këtu.”- tha Karaxhoski.
Me rritjen e numrit të të infektuarve qytetarët janë vetëdijësuar dhe ndjekin udhëzimet e qeverisë, megjithatë nuk mungojnë as ata që nuk përfillin rekomandimet. Gjatë ditës së sotme janë vërejtur turma njerëtish nëpër qytet, sidomos në banka dhe supermarket, duke mos respektuar distancën sociale.
ILMIJE ZHAKU
