Maqedoni
Dita botërore e shëndetit, Filiçe: Mjekët heronjtë tanë, ju kemi besuar jetën
07.04.2020 16:03
7 prilli, Dita Botërore e Shëndetit, sivjet merr një tjetër kuptim....

7 prilli, Dita Botërore e Shëndetit, sivjet merr një tjetër kuptim. Bota është në luftë me Covid 19 dhe punonjësit shëndetësorë, papritmas sivjet u kthyen në heronjtë drejt të cilëve të gjithë I kemi kthyer sytë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përmes një video mesazhi ka shprehur mirënjohje për mjekët dhe personelin shëndetësor, për rolin e tyre të padiskutueshëm në luftën ndaj pandemisë.
"Në këtë betejë ju jeni heronjtë. Puna dhe sakrifica juaj e vështirë shpëton jetë dhe pikërisht për shkak të jush, njerëzit besojnë se ata do të jenë të sigurt dhe të shëndoshë."- tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetsisë.
Ismaili: Mbroni mjekët, që të jemi në gjendje t’ju mbrojmë
Nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë, në këtë ditë shtojnë apelet që të mbrojmë sa më shumë mjekët dhe personelin shëndetësor, sepse ata janë mbrojtja jonë e vetme ndaj pandemisë.
"Apeli im deri tek kolegët është që mbrohet sa më shumë që të munden gjithsesi se duhet të jenë në detyrë pasi kemi dhënë edhe betimin e Hipokratit I cili na obligon që ne cdoherë të jemi në ndihmë të pacientëve pasi këtë e kemi zgjedhur si profesion. Në të njejtën kohë I kisha apeluar pacientët të cilët kanë nevoja të ndryshme dhe vijnë të kërkojnë ndihmë t’u përmbahen rekomandimeve të mbajnë maskë në ordinance tashmë kur e kanë të patjetërsueshme,si dhe të vijnë vetëm ata të cilët kanë nevojë emergjentë për të marë ndihmë mjeksore.", tha Bekim Ismaili, sekratari i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë.
Dita Botërore e Shëndetit vjen këtë vit në një kohë kur e gjithë globi po është në një luftë të përbashkët kundër virusit Korona që ka infektuar mbi 1 milion njerëz, e në këtë 7 prill edhe apeli ynë është ruani veten por mbi të gjitha, përkujdesuni për heronjtë tanë, për çdonjërin nga punëtorët e sistemit shëndetësor, që janë në vendet e tyre të punës, kanë humbur madje edhe jetën, në përpjekje për të shpëtuar jetët tona.
GAZMEND KURTISHI
