Maqedoni
Gostivar, koordinim me afaristët për të ndihmuar ata që kanë nevojë
07.04.2020 16:13
Komuna e Gostivari dhe Këshilli koordinues për distribuim të ndihmave humanitare në kohë pandemie...

Komuna e Gostivari dhe Këshilli koordinues për distribuim të ndihmave humanitare në kohë pandemie, u takua me përfaqësues të sektorit të biznesit për të sensibilizuar sektorin afarist që të ndihmojë rastet sociale dhe fëmijët që për shkak të kushteve nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin on line. Afaristët u informuan se si mund të ndihmojnë familjet sociale por edhe kategoritë e tjera të qytetarëve që nuk mud të dalin nga shtëpia ose e kanë të pamundur në këtë krizë të sigurojnë ekzistencën. afaristët shprehën për të ndihmuar konkretisht atje ku ka nevojë.
Kompanitë e interesuara vetë mund të përgatisin pako me ushqim për të rritur dhe foshnja, dhe pako me paisje higjienike dhe të njejtat t’I dërgojnë te Kryqi I Kuq për distribuim.Nga informacionet e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për 24 orët e fundit mbi koronavirusin, në Gostivar nuk ka raste të reja të të infektuarve dhe kjo e marftë është dita e 5 në Gostivar pa asnjë person pozitiv. Deri më tani në Gostivar janë testuar mbi 100 persona dhe situata vazhdon të paraqitet stabile.
LULZIM KAMBERI
