Botë
Kosovë, katër viktima, edhe 5 të infektuar nga Covid-19
07.04.2020 16:31
Në Kosovë shënohet edhe një viktimë nga virusi korona, e katërta me radhë që kur u shfaq pandemia....

Në 24 orëshin e fundit rezultuan pozitiv edhe 5 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 170. Ndërkohë që ka edhe 24 të shëruar.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti paralajmëroi se gjatë këtij muaji vendi do të përballet me “kulmin” e virusit Korona. Ndonëse Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi i ka kërkuar prej ditësh Lëvizjes Vetëvendosje caktimin e kandidtatit për të pasuar Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ky i fundit nga Gjilani, u shpreh se nuk duhet humbur kohë me pingpong politik, pasi prioritet është përballja me Covid 19
"Jam shumë i vullnetshëm si kryeministër në detyrë që të mos shpërqendrohemi nga temat e tjera kur s’mund të ketë prioritet tjetër përveç se shëndeti publik. edhe nuk kemi kohë për të humbur me çështjet e pingpongut politik. Pra, nuk mund të ketë temë tjetër kur s’mund të ketë prioritet tjetër.Lëvizja e njerëzve potencialisht është lëvizje e virusit, por në anën tjetër, të krijojmë edhe hapësirën për bizneset tona sepse krahas shëndetit të njerëzve që ka prioritet, duhet të kemi kujdes edhe për shëndetin e ekonomisë por gjithnjë me këtë renditje në të cilën përmenda."- tha Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës.
