Botë

Shqipëri, vetëm 6 raste të reja, masat po funksionojnë

07.04.2020 16:39

24 orëshi i fundit në Shqipëri solli vetëm 6 raste të reja me COVID 19...

24 orëshi i fundit në Shqipëri solli vetëm 6 raste të reja me COVID 19, kështu numri i përgjithshëm shkon në 383. Edhe 15 pacientë të i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga koronavirusi në 131. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Elbasan, Korçë
 
"Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131. Siç shihet, sot kemi një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19 që tregon se hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i rasteve të reja apo kontakteve të tyre ka funksionuar në mënyrën e duhur dhe është kryer sipas protokolleve të përcaktuara. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social."- tha Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik.