Maqedoni

Menduh Thaçi rizgjidhet kryetarë i PDSH-së

12.10.2014 18:07

Menduh Thaçi rizgjidhet kryetar i PDSH-së. Në kogresin e gjashtë të partisë, Thaçi ishte kandidat I vetëm për kryetar partie...

Menduh Thaçi rizgjidhet kryetar i PDSH-së. Në kogresin e gjashtë të partisë, Thaçi ishte kandidat I vetëm për kryetar partie, ndërsa, nga 692 delegatët të pranishëm ishin 677 të cilët Thaçit i dhanë mbështetje unanime.
 
Në këtë Kongres, për herë të parë delegatët zgjodhën edhe katër nënkryetarë të partisë dhe sekretar, për çka delegatët miratuan edhe ndryshimet statutare të propozuara të partisë. Nënkryetarë u zgjodhën Valbona Toska, Bardhyl Dauti, Agron Zeqiri dhe Orhan Ibrahimi, ndërsa sekretar i partiesë u zgjodh Azem Sadiku. 
 
“Që PDSH të arrij të materializojë at që ofron duhet mbështetje konkrete dhe sa më massive. Konsekuenca e PDSH-së për caktimet e veta, vendosmëria e saj për të përmbushur  aspiratat e shqiptarëve  si dhe vetë veprimtaria e saj ka shtyrë shumë struktura që punojnë në për shkatërrimin e PDSH-së. Sulme në vazhdimsi kanë ardhur nga qyrqe qoftë shqiptare qoftë joshqiptare, përpjekja e PDSH-së është e kotë. Biles herë pas here ka pasur edhe eksponent të instrumentalizuar të kësaj partie të cilët janë joshur nga armiqtë e PDSH-së dhe nuk kanë hezituar ti ngulin thikë në shpinë partisë të cilës i kanë pasur bosh të gjitha të arriturat personale. Por dështimet e shumta të këtyre orvatjeve dëshmojnë më së miri, se nuk është meritor Menduh Thaçi që nuk shkatrrohet PDSH-ja por meritor jeni Ju, meritor është vetë PDSH, me dhe pa menduh thaçin që hecën drejt pa drerdha pa lakime”, shprehet kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
 
Pas kongresit kryetari i PDSH-së deklaroi se partia do të respektojë sygjerimet e ndërkombëtarëve që deputetët e kësaj partie të kthehen në Parlament dhe së shpejti Kuvendi qëndror partiak do të marrë vendimin. 
 
“Sipas të gjitha gjasave vendimi duhet të formalizohet besoj brenda kësaj jave, nuk deshëm ta ngarkojmë kongresijn me atë vendim, uvendi qendror do ta merrë vendimin përfundimtar. Sygjerimet janë të drejtpërdrejta, nuk ka diplomaci, nuk ka politikë, Bashkësia ndërkombëtare, BE, SHBA insistojnë që ne të kthehemi në Parlament, unë do të vazhdoj që të sillem me ta si partner për shkak se hqiptarët janë partner historik  me UE dhe SHAb dhe bashjkë me kuvendin qendror do ta respektojmë këtë sygjerim”, shprehet kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
 
692 delegatët e pranishëm në kongres, miratuan po ashtu edhe programin e PDSH-së, raportet e punës së këshillit për organizimin e kongresit, raportet e punës së Forumit të gruas, forumit rinor të partisë, të grupit parlamentar, raportin e punës së PDSh-së mes dy kongreseve por edhe rezolutën e Kongresit të gjashtë të partisë, me të cilën obligon organet e saj të angazhohen në programin e PDSH-së të njohur si Marrëveshje e re, në depolitizimin dhe pavarësinë  e institucioneve në drejtësi, lufëtn kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, aktivitete për lehtësim të integrimit të vendit në BE dhe NATO dhe të tjera.
 
MEFAIL ISMAILI