Botë
Mbi 100,000 të infektuar me koronavirus në Gjermani
08.04.2020 12:26
Pas regjistrimit të 4,003 rasteve të reja me koronavirus, Gjermania regjistron 107,663

Pas regjistrimit të 4,003 rasteve të reja me koronavirus, Gjermania regjistron 107,663 raste të konfirmuara, bëri të ditur Instituti Robert Koch i sëmundjeve infektive.
Sipas tij, numri i viktimave, megjithatë, mbetet i ulët: 2,016.
Shumë ekspertë thonë se norma relativisht e ulët e vdekjeve në Gjermani mund të jetë rezultat i testimeve të shumta.
Gjermania kryen rreth 350,000 teste në javë, shumë më shumë se çdo vend tjetër evropian.
36,081 janë personat e shëruar të cilt janë rikthyer në shtëpi, por nga ana tjetër lajmi i keq është se 4,895 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën./Top Channel
