Maqedoni
Prej sot, TVM5 - kanali për fëmijë, TVM2 së shpejti 24 orë në gjuhën shqipe
08.04.2020 15:26
Radio Televizioni i Maqedonisë fillon me emetimin e katër kanaleve të reja televizive....

Radio Televizioni i Maqedonisë fillon me emetimin e katër kanaleve të reja televizive.
- TVM2 kanal 24 orësh në gjuhën shqipe;
- TVM3 kanal për sport dhe argëtim;
- TVM4 kanal për bashkësitë e tjera etnike dhe programin dokumentar;
- TVM5 kanal special për programin e fëmijëve.
Sot prej orës 16 ka filluar emetimi i kanalit TVM5, që u dedikohet programeve për fëmijë në gjuhen maqedonase, ndërsa së shpejti do të fillojë emetimi edhe në gjuhen shqipe. Në këtë periudhë pandemie, kanali për fëmijë do të ofrojë më tepër programe arsimore dhe edukative për nxënësit, por do të përmbajë edhe filma vizatimorë dhe përralla për fëmijë.
Gjithashtu më 16 prill do të fillojë emetimi 24 orësh i TVM2 - programi në gjuhën shqipe. Kjo datë është caktuar për shkak të përvjetorit të themelimit të programit në gjuhën shqipe në TVM.
TVM3 kanali për sport dhe argëtim do të fillojë të emitojë program më 10 prill, me fillim në orën 16:00 dhe TVM 4 kanali për bashkësitë e tjera etnike dhe programi dokumentar do të fillojë me punë më 16 prill. Me lëshimin në etër të kanaleve të reja si servis publik, synojmë që shikuesve tanë t’u japim mundësi për ndjekjen e më shumë programeve me përmbajtjeve të ndryshme që do të përfshijnë të gjitha grupmoshat, në shqip, maqedonisht dhe gjuhët e tjera të bashkësive etnike.
REJHANE BUSHI METAJ
